Ylli i NBA: CR7 më la pa fjalë, ju tregoj fiksimin tim më të madh

Ylli i NBA: CR7 më la pa fjalë, ju tregoj fiksimin tim më të madh

Të takosh idhullin tënd është një ëndërr e kthyer në realitet. Kjo i ka ndodhur edhe ish-basketbollistit të Real Madrid, Luka Doncic, kur takoi për herë të parë Cristianon Ronaldo.

“Isha rreth 16 vjeç kur e takova atë. Isha shumë nervoz. Unë as nuk mund të flisja, kështu që unë nuk e pyeta asgjë. Një gjë që kam dashur të bëja, ka qenë të bëja një xhiro me një nga makinat e tij. Ai ka shumë makina sportive, të cilat gjithkush dëshiron që t’i ketë”, deklaron slloveni.

21-vjeçari tani luan me Dallas Mavericks dhe ende vazhdon të jetë një tifoz i madrilenëve.

“Vazhdoj t’i ndjek ndeshjet e Reali dhe nga Amerika. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua dhe do të jem gjithmonë një madrilen”, mbyll Doncic.