10:06 / 29.03.2020
“Neymar është çelësi për Barcelonën, jo Martinez”
Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se Barcelona duhet ta transferojë Neymarin dhe jo yllin e Interit, Lautaro Martinez.
Gjiganti spanjoll planifikon që të transferojë dyshen sulmuesve në verën e ardhshme.
Mirëpo, Rivaldo mendon se Barcelona duhet fokusuar te kapiteni i Brazilit.
“Martinez është lojtar i mirë, por ka nevojë të përmirësohet, të këtë eksperiencë për tu bërë lojtari kryesor në të ardhmen”.
“Neymar gjithmonë do jetë prioritet im për Barcelonën dhe duhet të provojnë ta rikthejnë. PSG do t’i pranojë të gjitha ofertat dhe ka të ardhme para tij. Ai nuk është rrezikim për Barcelonën”, deklaroi ai.
Transferimi i Neymar kushton rreth 150 milionë euro, kurse i Martinez prek shifrën e 111 milionë euro.























