10:18 / 29.03.2020
Bayern Munich në garë për Luis Felipe
Bayern Munich është bashkuar në garën për mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe.
Braziliani është në formë të shkëlqyer te gjiganti italian dhe ka arritur të hyjë në formacionin e parë, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e gjigantëve evropian.
Barcelona që disa muaj është duke monitoruar situatën e Felipe, mirëpo Bayern ka filluar t’i rivalizojë.
Felipe ka kontratë me Lazio-n deri në vitin 2020 dhe gjiganti italian dëshiron të mos e shesë, pasi e sheh si zëvendësuesi adekuat i Francesco Acerbi.
Kartoni i brazilianit kushton 25 milionë euro.























