10:31 / 29.03.2020
Real Madrid heq dorë nga zvogëlimi i pagesës së lojtarëve
Real Madrid ka vendosur mos t’iu zvogëlojë pagesa e lojtarëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit ka kapluar me të madhe shtetin e Spanjës dhe ka goditur ekonominë e shumë klubeve, por jo edhe të “Mbretërve”.
Sipas mediave spanjolle, Reali nuk do i detyrojë lojtarët dhe punëtorët e tjerë të marrin gjysmën e pagesës sepse ekonomia e klubit është në nivelin e duhur.
Në La Liga shumica e klubeve iu ka ndaluar pagesën e lojtarëve ose iu kanë zvogëluar për 70%, shkaku i Covid-19.
Koronavirusi mbetet problemi kryesor në glob, ngase deri me tani ka vrarë mbi 18 mijë persona.























