Stadiumi “Etihad” shndërrohet në spital

Stadiumi “Etihad” shndërrohet në spital

Manchester City ka vendosur në dispozicion stadiumin e vetë “Etihad”, në shërbim të punonjësve të shëndetësisë prej kësaj jave.

Doktorët dhe infermierët e shërbimit shëndetësor në Manchester do ta shfrytëzojnë impiantin e kampionëve të Anglisë për qëllime trajnimi gjatë periudhës që do të luftohet pandemia e koronavirusit.

Asnjë pacient nuk do të trajtohet në spitalin e përkohshëm në “Etihad”, i cili ndodhet vetëm 3 km larg kompleksit kryesor të Karantinës së Manchesterit. Për momentin “Etihad” e ka ndërprerë aktivitetin e tij futbollistik, sepse sezoni është ndërprerë deri në fund të muajit prill.

City dhe United kanë dhuruar 100 mijë paund për të furnizuar bankat e ushqimeve gjatë pandemisë. Në 2017-ën, “Etihad” u shndërrua në një zonë sigurie për grumbullimin e familjeve pas atentatit të Arenën e Manchesterit, gjatë një koncerti të Ariana Grandes.