Ramos befason me deklaratën: Tani mund të vdes i qetë!

Ramos befason me deklaratën: Tani mund të vdes i qetë!

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është rikthyer të flasë për ndeshjen finale kundër Atletico Madridit në Champions Leagues disa vite më parë.

“Los Blancos” po humbisnin me rezultatin 1-0 ndaj rivalëve të tyre, por goli i mbrojtësit çoi ndeshjen në shtesë, atje ku madrilenët më pas do të fitonin Championsin e 10-të.

“Goli që shënova në ‘Decima’ ndryshoi historinë e klubit tonë. Pas golit të shënuar në derbi i thashë vetes: ‘Mund të vdes i qetë. Ishte goli i jetës sime’”, deklaroi qendërmbrojtësi.

Sergio Ramos ka fituar gjithçka në karrierën e tij, por Championsi i 10-të ka qenë i shënuar për të.