Ambasada amerikane: Mirë që nuk ka rritje shpërthyese të të infektuarve

Ambasada amerikane: Mirë që nuk ka rritje shpërthyese të të infektuarve

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar me një deklaratë në lidhje me situatën rreth luftimit të koronavirusit Covid-19. Sipas Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ka një lajm të mirë, pasi nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve.Përmes një mesazhi në Facebook, kjo ambasadë iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë masat e marra, pasi sipas saj, po japin rezultat në luftën kundër COVID-19

Deklarata e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.