Shqipëri, 80-vjeçarja fiton luftën ndaj koronavirusit
BKT
Shqipëri

Shqipëri, 80-vjeçarja fiton luftën ndaj koronavirusit

Në Shqipëri një grua e moshuar është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

“Lajm i mirë: nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama në Facebook.

Deri tani në gjithë Shqipërinë janë shëruar 40 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.

Në total janë infektuar nga koronavirusi 212 persona.


MË SHUME NGA Shqipëri