Trump: Harry e Meghan janë larguar nga Kanadaja, s`paguhet mbrojtja e tyre
Sharr Travel

Trump: Harry e Meghan janë larguar nga Kanadaja, s`paguhet mbrojtja e tyre

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është treguar i “ashpër” me princin Harry dhe dukeshën Meghan.

Ai përmes një postimi të bërë, ka thënë se pasi ata kanë dalë nga Mbretëria, për të jetuar në Kanada, tani të njëjtit janë larguar nga aty në drejtim të SHB-së, por që s’do t’u paguhet mbrojtja e tyre.

“Unë jam një mik dhe admirues i shkëlqyeshëm i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. 

Është raportuar se Harry dhe Meghan, të cilët dolën nga Mbretëria, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata janë larguar nga Kanada për në SHBA, megjithatë, SH.B.A. nuk do të paguajnë për mbrojtjen e tyre të sigurisë. Ata duhet të paguajnë”, shkruan Trump.