Tom Hanks dhe gruaja e tij kthehen në shtëpinë e tyre pas trajtimit

Tom Hanks dhe gruaja e tij kthehen në shtëpinë e tyre pas trajtimit

Aktori i famshëm, Tom Hanks, ka thënë se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë rikthyer në shtëpi.

Përmes rrjeteve sociale, Hanks tha se ata kishin qëndruar dy javë në Queensland të izoluar, pasi kishin rezultuar pozitivë për Covid 19.

“Ne jemi tani në shtëpi dhe, si pjesa tjetër e Amerikës, vazhdojmë me strehimin në vend dhe distancën sociale. Shumë, shumë faleminderit për të gjithë në Australi që kujdeseshin për ne. Kujdesi dhe udhëzimi i tyre bëri të mundur kthimi tonë në SHBA”, ka shkruar aktori.