Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga koronavirusi

Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga koronavirusi

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, njoftoi se është shëruar nga sëmundja Covid-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri.

“Ndihem shumë më mirë”, shkroi Sophie Gregoire Trudeau, në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo tha se ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës. Zyra e Kryeministrit njoftoi më 12 mars se ajo ishte prekur me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë, pas kthimit nga një udhëtim në Londër.

Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qëndruar në izolim prej asaj kohe.

Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”.


MË SHUME NGA Magazina