Lejohet qarkullimi për kujdestarët e personave me aftesi të kufizuara

Lejohet qarkullimi për kujdestarët e personave me aftesi të kufizuara

Situata e fundit në vendin tonë, ashtu sikur gjithë qytetarët e Kosovës, ka shqetësuar edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët përveç vështirësive që përballen në përditshmëri, kanë hasur pengesa edhe në pranimin e shërbimeve të asistentëve të tyre shkaku i kufizimit të lëvizjes në rrugë publike.

Mirëpo kjo çështje është zgjidhur gjatë ditës së djeshme përmes ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, të cilin e falënderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

"Të gjithë ata që kanë nevojë për lëvizje të kujdestarëve/asistentëve të tyre, përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve, do të mund të drejtohen me kërkesë për leje të veçantë tek Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës, përmes email adresës: [email protected]", thuhet ne njoftimin e HANDIKOS. 

HANDIKOS ju bën thirrje për kujdes të shtuar dhe uron tejkalim sa më të shpejt të kësaj pandemie COVID-19.


MË SHUME NGA Aktuale