10:53 / 30.03.2020
Ylli i NBA shërohet nga koronavirusi
Ylli i Boston Celtics, Marcus Smart, i cili testoi pozitiv për COVID-19 dy javë më parë, është shëruar plotësisht, njoftoi ai të dielën pas mesnate në rrjetet sociale.
“I lirë nga korona që nga dy ditë më parë. Shëruar nga Dempartamenti i Shëndetsisë”, shkroi Smart në Twitter.
“Faleminderit për mendimet dhe lutjet e të gjithëve dhe unë po bëj të njëjtën gjë për të gjithë që janë prekur nga kjo. Qëndroni të sigurt dhe rrini së bashku. Shumë dashuri!”, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se edhe Rudy Gobert e Donovan Mitchell janë shëruar, pasi Gobert ishte lojtari i parë i NBA që rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës.























