Mjekë e infermierë në Itali për të ndihmuar, Stone: Faleminderit Shqipëri

Mjekë e infermierë në Itali për të ndihmuar, Stone: Faleminderit Shqipëri

Aktorja e Hollivudit i ka falënderuar shqiptarët.

Derisa në Itali është një numër i madh i të prekurve me koronavirus, madje ka shumë të vdekur, mjek e infermierë shqiptarë janë mobilizuar për të ju dalë në ndihmë.

Shkuarja e tyre atje është pranuar me shumë duartrokitje nga emra të njohur të estradës shqipare, mirëpo vlen të theksohet falënderimi publik që u ka bërë shqiptarëve aktorja e Hollivudi, Sharon Stone.

“Para 30 vitesh Italia vendosi ti ndihmojë ata. Sot Shqipëria ka dërguar mjek e infermierë për ta ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, u shpreh ajo në një postim në Instagram.