Ka vdekur në moshën 66-vjeçare aktori John Callahan

Ka vdekur në moshën 66-vjeçare aktori John Callahan

Gruaja i dedikoi një shkrim prekës.

Aktori i mirënjohur amerikan, John Callahan ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë gruaja e tij, Eva LaRue, përmes një shkrimi në Instagram.

Callahan njihej më së miri për rolin e Edmund Grey në dramën televizive, “All My Children”. Ai e mbajti këtë rol përreth 365 episode, që nga viti 1992 deri në vitin 2005.

“Shpresoj që engjujt do t’ju dërgojnë në paqe miku im i dashur. Karakteri yt do të lë shumë vrimë në zemrat tona. S’kam fjalë tani”, u shpreh mes tjerash ajo.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk u bënë të ditura.