Yjet e filmit “Contagion” bëhen bashkë për të dhënë këshilla për COVID-19

Yjet e filmit “Contagion” bëhen bashkë për të dhënë këshilla për COVID-19

Matt Damon, Kate Winslet, Laurence Fishburne dhe Jennifer Ehle, janë bërë bashkë sërish në luftën kundër pandemisë.

Nëntë vite pas premierës së “Contagion”, yjet e këtij filmi kanë reaguar edhe ndaj keqinformimit lidhur me coronavirusin, duke qenë se lajmet e rrejshme përhapen me shpejtësi në internet.

Trilleri “Contagion” që u publikua në vitin 2011 është ndër filmat më të kërkuar në këtë periudhë, meqenëse ky film paraqet një pamje shumë reale të pasojave të një pandemie, ndërsa shkencëtarët e veçojnë si një prej realizimeve më të mira të këtij zhanri.

Ndërsa tash, yjet që kanë luajtur në këtë film janë bashkuar për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për gjithë botën.

“Dezinformatat dhe këshillat e gabuara lidhur me sëmundjen COVID-19 po përhapen në gjithë botën, sidomos në rrjetet sociale. Duam të japim kontributin tonë në luftimin e tyre”, kanë thënë aktorët.

Katër yjet e përmendur kanë xhiruar video të veçanta, ndërsa secili ka pasur një këshillë të posaçme. Matt Damon i ka këshilluar njerëzit të ruajnë distancën fizike nga të tjerët.

Winslet ka këshilluar si të lahen duart dhe si të mbahet higjiena, ndërsa Ehle i ka dhënë disa këshilla të dobishme që për ruajtjen e shëndetit në këtë periudhë.

Ndërkaq, Fishburne ka shpjeguar se si të ndihmohet në zvogëlimin e numrit të të sëmurëve. 


MË SHUME NGA Magazina