Vullnetarët po u ndihmojnë qytetarëve që janë të vendosur në karantinë
BKT
Lajme

Vullnetarët po u ndihmojnë qytetarëve që janë të vendosur në karantinë

RTKlive

Valbona Mazreku, koordinatore e grupit të vullnetarëve, tha se vullnetarët po ndihmojnë shumë qytetarët që janë vendosur në karantinë.

"Vullnetarët po punojnë shumë dhe të cilët po japin kontribut të madh, tani kjo situatë është në gjithë botën. Vullnetarët po punojnë në Qendrën e Studentëve, janë të lëmive të ndryshme", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj janë 24 vullnetarë që vijnë çdo ditë në Qendrën e Studentëve.

"Ata japin ndihmë në logjistikë në shpërndarje të ushqimit" , tha ai.


MË SHUME NGA Lajme