09:20 / 31.03.2020
Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive me koronavirus, numri shkon në tre
Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në QKUK kanë dal pozitiv me Coronavirus.
Infermieret janë testuar pozitiv gjatë ditës së djeshme. Lajmin e ka konfirmuar infektologu Prof. Salih Ahmeti.
“Po mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitiv. Numri i infermiereve ka shkuar në tre”, transmeton E.O.























