Maqedonia e Veriut në NATO, siguri për rajonin
BKT
Lajme

Maqedonia e Veriut në NATO, siguri për rajonin

RTKlive

Maqedonia e Veriut dje u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel në 30 mars. Protokolli i pranimit midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkrua në 6 shkurt 2019.

Llazar Elenovski përfaqësues special në NATO i Maqedonisë së Veriut, anëtarja më e re e NATO-s, tha se ishte dashur të bëhet shumë punë dhe kompromis, duke përfshirë edhe ndërrimin e emrit.

"Kemi dhënë shumë ndihmë në misione të ndryshme, Afganistan, Irak, po ashtu edhe për Kosovë kemi dhënë përkrahje,", tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Silas tij anëtarësimi në NATO është një arritje shumë e madhe. "Është nder për Maqedoninë e Veriut, do të jetë ndihmesë ekonomike për vendin dhe siguri për gjithë rajonin", theksoi ai.

Ai tha se arritje e madhe për rajonin do të jetë anëtarësimi i vendeve të rajonit në NATO dhe BE.


MË SHUME NGA Lajme