Shtohen rastet me koronavirus, 13 persona kanë humbur jetën

Shtohen rastet me koronavirus, 13 persona kanë humbur jetën

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, zv/Ministrija e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 52. Deri tani janë testuar 1671 raste të dyshuara.

Dy të vdekur në më pak se 24 orë-Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.   Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

77 të shtuar tek infektivi-Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

52 te shëruar-Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Zgjerohet harta-Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

- Tiranë                       129 raste

- Durrës                       26 raste

- Lushnje                     4 raste

- Elbasan                     5 raste

- Fier                             23 raste

- Kavajë                       4 raste

- Rrogozhinë              2 raste

- Korçë                         15 raste

- Vlorë                         5 raste

- Shkodër                    8 raste

- Lezhë                         5 raste

- Berat                         1 rast

- Has                             2 raste

- Krujë                          5 raste

-Tropojë                      4 raste

- Pukë                           3 raste

- Mirditë                     2 raste

Apeli për qytetarët-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare