Rama për gazetën italiane: Bota duhet të bëhet një skuadër

Rama për gazetën italiane: Bota duhet të bëhet një skuadër

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë sot një intervistë eksluzive në të përditshmen italiane Tuttosport.

Fjalimi i mbajtur nga kreu i qeverisë para nisjes së ekipit mjekësor shqiptar drejt Italisë në ndihmë të emergjencës së pandemisë COVID 19, ka krijuar një empati të fortë tek italianët sidomos ndaj kritikës që kryeministri ynë i bëri vendeve të Europës që në këto momente dramatike nuk iu gjendën pranë Italisë.

"Thatë gjëra të thjeshta e pak politike, e korrët një sukses të madh në rrjetet sociale” - thotë gazetari italian. Po sa e vështirë është të kryesh rolin që ju mbani në një krizë internacionale të këtij tipi?"

 "Politika, përgjigjet kreu i ekzekutivit shqiptar, është ai monstro i keq , ku të gjithë priren të flasin keq, por është dhe shpikja më e bukur për të gjithë një njerëzit që së bashku me të tjerë zgjidhin çështje që vetëm nuk i zgjidhin dot. Sigurisht politika i ka bërë shumë dëme njerëzimit e vazhdon t'i bëj, por padyshim që pa politikë nuk do të kishin kaq mrekulli që kanë transformuar botën duke e bërë më të mirë. Qeveritë demokratike e jo pak politikanë të mirë punojnë gjithmonë për të përmirësuar jetën e njerëzve, hap pas hapi. Gjërat që priten nuk bien nga qielli, e bien në sy vetëm gabimet e qeverisë e mëkatet e politikanëve."

"Bota duhet të bëhet një skuadër ", thotë kreu i qeverisë shqiptare për median sportive italiane duke e konsideruar luftën ndaj pandemisë si një lojë futbolli ku asnjëherë nuk fitohet vetëm por duke luajtur të gjithë bashkë.

Mbi empatinë që Italia ka treguar ndaj Shiqpërisë e tij, pas fjalimit e gjestit të ndihmës konkretet të nisjes së 30 mjekëve e infermierëve drejt linjës së parë në luftën kundër pandemisë, kryeministri shqiptar thotë se "ndjehet i nderuar e i përulur ndaj kësaj ndjenje që po tregon Italia, por sinqerisht, thotë ai, ne shqiptarët ndjehemi pjesë e Italisë që prej një kohe të largët e gjesti ynë nuk është solidaritet ngaj popujve, por familjaritet, si mes dy fqinjëve që jetojnë në të njëjtin kopësht."

 Mbi situatën aktuale në Shqipëri, kryeminsitri shqiptar thotë se "Shqipëria po lufton mbi një të kaluar të rëndë e po përpiqet të fitoj cdo ditë betejën modernizmin kundër një kohe të humbur. Por tashmë , thotë ai nuk ka më beteja të mëdha politike që fitohen pa bashkëpunimin mes popujve e kush propozon t'i fitoj brenda kufijve të tij mashtron veten e popullin. Ky virus i mallkuar që po vë në gjunjë shumë vende, duket sikur erdhi për të na treguar pikërisht këtë, duke na bërë të vuajmë sic nuk ishte më parë kurë në këtë anë të botës."

 Kryeminsitri shqitapr ka rrëfyer në këtë intervsitë simpatitë e tij sportive për skuadrën e Juventusit, "për shpirtin fitues" e për kombëtaren italiane të futbollit, ndërsa dy futbollistë e preferuar të tij janë Gigi Bufon e Ronaldo, transmeton oranews.

"Janë dy "fëmijë kolosë" që nuk harrojnë kurrë se nga kanë ardhur", thotë ai, janë dy burra që kanë një zemër të madhe."

 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare