Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia
BKT
Magazina

Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia

Këngëtarja shqiptare iu bashkua artistëve që po performojnë këto ditë ditë nga shtëpia.

Dua Lipa përmes lidhjeve direkte në rrjete sociale, ka performuar nga shtëpia.

Performanca e saj është realizuar në kuadër të “Late late show”, ku i gjithë ekipi që iu bashkua Duas, po interpretonin nga shtëpia.

“Bendi im, vallëtarët dhe unë e realizuam performancën tonë të parë në “Late Late Show” nga shtëpitë tona. Ju dërgoj dashurinë dhe ju dëshiroj shëndet, nga shtëpia jonë, tek e juaja”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja dhe ekipi që iu bashkëngjit kënduan “Don’t Start Now” në mënyrë të mrekullueshme për gjithë publikun që po qëndron në shtëpi.

Për ndryshe, Dua nuk është artistja e vetme që gjatë këtyre ditëve performoi në shtëpi, pasi njësoj veprun edhe shumë emra të njohur. 

 


MË SHUME NGA Magazina