Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Tahir Shabani, kryetar i shoqatës "Yjët  e Kosovës", i cili do të na njoftojë për angazhimin e vullnetarëve në Gjermani.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Florin Aliu, ekspert i financave, i cili do të flasë për COVID-19 dhe ekonomia.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, do të na njoftojë se si duhet t'i zbatojmë rekomandimet e IKShP-së, që situata të jetë në kontroll.

Hysen Hyseni, anesteziolog, do të na njoftojë për krizën me koronavirus.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Rufki Suma, kryetar i komunës së Hanit të Elezit, do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës, do të flasë për fluturimet e planifikuara që bëhën nga Aeroporti i Prishtinës.

Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, do të flasë për përballjen e futbollistëve me pandeminë, pasojat që mund t'i kenë sportistët dhe se a do të ndihmohen klubet për ta tejkaluar krizën që po shkaktohet nga pandemia.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme