Koronavirusi prek 801,400 persona në gjithë botën, 39,014 viktima
BKT
Lajme

Koronavirusi prek 801,400 persona në gjithë botën, 39,014 viktima

Ritmet e përhapjes së pandemisë së Covid-19 vijojnë të jenë të shpejta. 

Brenda pak orësh numri i të infektuarve është rritur me mbi 13 mijë persona ndërsa numri I të vdekurve me mbi 1 mijë, sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins, transmeton oranews.

Numërohen 38 716 të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 800 mijë dhe ka shkuar në 801,400.

Të shëruar deri tani janë 172,657 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 164,610  ndërsa të vdekur janë 3,170.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 11,591 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 13 dhe janë 243 të infektuar.

Raportimi i orës 15:28

Raportimi i orës 13:44

 

 

Raportimi i orës 10: 40

 

 


MË SHUME NGA Lajme