Cassano: Messi, më i miri i të gjitha kohërave

Cassano: Messi, më i miri i të gjitha kohërave

Antonio Cassano nuk ka dilema se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Për italianin e famshëm, më i miri është Lionel Messi.

Cassano në një intervistë për Corriere dello Sport, lartëson Lionel Messi edhe para Diego Maradonës.

“Maradona po i bënte gjërat që askush nuk i kishte bërë më parë”, deklaroi Maradona, përcjell lajmi.net.

“Ai e bëri atë vetëm për katër ose pesë vjet. Messi bëri të njëjtën gjë për 15 vjet”.

“Messi ka shënuar 710 gola dhe ka bërë 300 asistime. Kur ai është në fushë, skuadra juaj e nis ndeshjen 1:0. Tifozët e Maradonas duhet ta pranojnë atë. Messi është më i miri”.