Arshavin: Pepe ka potencial të jashtëzakonshëm,

Arshavin: Pepe ka potencial të jashtëzakonshëm,

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Andrey Arshavin, vazhdon të flasë për “Topçinjtë” dhe lojtarët e tyre, me deklaratat e tij që marrin shumë vëmendje në ishull. 

Sot, ylli rus foli për blerjen më të shtrenjtë në historinë e Arsenalit, Nicolas Pepe.

Andrey Arshavin i thuri elozhe Nicolas Pepe, duke thënë: “Ai është një lojtar shumë i talentuar. Është shumë i shpejtë dhe një di të shënojë gola nga çdo pozicion.

Deri më tani, ai ka bërë mirë në disa ndeshje, mbase jo aq sa pritej prej tij, por unë shoh potencialin dhe ai do të bëhet një nga yjet më të mëdhenj në Premier League. Pepe do të jetë lojtar i madh për Arsenalin”, u shpreh sulmuesi rus.