09:10 / 01.04.2020
COVID-19, sot vazhdon riatdhesimi nga dhe për Britani
Ditën e sotme eshte zhvilluar një tjetër operacion riatdhesimi. Janë 122 shtetas të udhëtuan me Air Albania nga Shqipëria në Britani. Personat janë shtetas britanikë, por edhe shqiptarë me nënshtetësi britanike.
Avioni u nis në orën 8 të mëngjesit, ndërsa në orën 15 do të kthejë pasagjerët shqiptarë nga Britania në vendin tonë.
Gazetarja e Ora News, Rovena Neziri nga aeroporti i Rinasit raportoi se ky do të jetë fluturimi i parë dhe i fundit drejt Britanise dhe anasjelltas.
Të kontaktuar nga Ora News, personat kanë deklaruar se aplikimi për të përfituat këtë udhëtim ka qenë përmes ambasadës
Ndërkohë pritet që një tjetër fluturimi pritet të zhvillohet në orën 9 për në Romë.























