Prezantuesi i CNN diagnostikohet me koronavirus

Prezantuesi i CNN diagnostikohet me koronavirus

Chris Cuomo ka dalë pozitiv në testet për koronavirus dhe do ta vazhdojë punën nga shtëpia.

Prezantuesi i CNN, Chris Cuomo tha se të martën është diagnostikuar me COVID-19, shkruan CNN.

Ai po ndihet mirë, dhe do të vazhdojë të prezantojë programin në 9-të të mëngjesit “Cuomo Prime Time” nga shtëpia e tij.

“Në këto periudha të vështira që duket se bëhen më të vështira dhe të ndërlikuara çdo ditë, zbulova se jam pozitiv për koronavirusin,” shkroi Cuomo në një mesazh në Twitter.

“Unë kam qenë i ekspozuar ndaj njerëzve ditët e fundit që më pas janë testuar pozitiv dhe kam pasur ethe, të dridhura dhe gulçim”, ka shkruar ai.

“Shpresoj se nuk ua kam dhënë fëmijëve dhe Cristinës. Kjo do të më bënte të ndjehem më keq se kjo sëmundje!”, përfundoi ai.

Cuomo së fundmi ishte në zyrat e CNN në lagjen Hudson Yards të Nju Jorkut, të premten e kaluar.

Ai u ankua nga shtëpia e tij të hënën dhe intervistoi vëllnë e tij, Guvernatorin e Nju Jorkut Andrew Cuomo.

Cuomo tha të martën se ai është “karantinuar në bodrum” dhe do të “realizojë emisionin këtu”.

“Ne të gjithë do ta mposhtim këtë duke qenë të zgjuar dhe të bashkuar!” ka shkruar ai në Twitter.

Guvernatori Cuomo foli për rezultatin pozitiv të testit të vëllait të tij në konferencën e përditshme të shtetit të Nju Jorkut të martën.

“Ky virus është barazuesi i shkëlqyeshëm,” tha ai. “Vëllai im, Chris, doli pozitiv për koronavirus. E zbuloi këtë mëngjes.”

Guvernatori e quajti Chris “mikun më të mirë” dhe shtoi “Ai është i ri, në gjendje të mirë, i fortë, jo aq i fortë sa ai mendon, por  ai do të jetë mirë. ”

Ky është rasti i tretë i koronavirusit që përfshin hapësirën e punës të CNN në Nju Jork. Punonjësit u njoftuan për një rast tjetër në mes të marsit.

Edhe CNN ka bërë ndryshim në këtë pandemi, pjesa dërrmuese e punonjësve po punojnë nga shtëpia tash e disa javë.