Aktori i “Star Wars” vdes pas komplikimeve me COVID-19

Aktori i “Star Wars” vdes pas komplikimeve me COVID-19

Andew Jack ka vdekur pas infektimit me COVID-19.

Producenti i dialekteve dhe aktori i “Star Wars”, Andrew Jack, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, pas komplikimeve me koronavirus, shkruan Hollywood Reporter.

Atij iu besuan leximi i thekseve greke dhe trojane për “Troy” të vitit 2004 dhe formimi i thekseve të “tokës së mesme” për trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”.

Andrew Jack, një producent i dialekteve që hartoi thekse për filmat e fundit të “Star Wars” dhe trilogjinë “Lord of the Rings”, vdiq të martën në mëngjes për shkak të komplikimeve nga COVID-19, sipas raportimeve. Ai ishte 76 vjeç.

Jack vdiq në spitalin e “Shën Pjetrit” në Chertseey, një qytet në Anglinë juglindore, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi për TMZ edhe një përfaqësues i tij.

Ai ishte jashtëzakonisht i pavarur dhe i dashuruar me gruan e tij, Gabrielle Rogers, e cila ushtronte të njëjtin profesion.

Rogers po qëndron e mbyllur në karantinë në Australi, pasi kishte udhëtuar javën e kaluar, andaj nuk ishte në gjendje ta shihte në minutat e fundit të jetës së tij. Ekziston mundësia që të mos mbahet as funerali për Jack.

Ai luajti Caluan Ematt në trilogjinë e re të “Star Wars”. Projekti i tij i fundit ishte Warner Bros.