13:16 / 01.04.2020
Gjashtë vjet nga “I will never let you down”, Rita feston me këtë video
Rita Ora festoi gjashtëvjetorin e një prej projekteve më të suksesshme të saj.
Gjashtë vite më parë, Rita Ora publikoi këngën “I will never let you down”.
Kënga u prit shumë mirë në publik dhe dëgjohet edhe sot, ndërsa pas gjashtë vitesh ajo publikoi një video nga prapaskenat e klipit të fundit.
“Duke festuar gjashtëvjetorin e “I will never let you down”. Gjashtë vite kanë flutuaruar, por e dua secilin moment të tyre me ju!!! Kush dëshiron të shoh pak nga prapaskenat e “How to be lonely” dhe faleminderit Calvin Harris për gjitha kujtimet”, ka shkruar ndër të tjera Rita.
Kujtojmë se Rita së fundi erdhi unike në videoklipin e ri të këngës “How to be lonely”, me skena që nuk i kemi parë tek artistët tjerë.























