Rama: Nuk është koha për ta ndihmuar futbollin

Rama: Nuk është koha për ta ndihmuar futbollin

Futbolli kërkon ndihmën e qeverisë dhe për herë të parë, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një qëndrim dhe e thotë hapur që as e ka ndërmend t’u përgjigjet kërkesave të tyre.

“Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare”, tha Rama për “Euronews Albania”.

Ai i vijoi mendimin e tij, duke shtuar: “Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të përshtaten me këtë luftë”.

“Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, përfundon Rama.