Thaçi: Propozova gjendje të jashtëzakonshme që masat të jenë më rigoroze
BKT
Lajme

Thaçi: Propozova gjendje të jashtëzakonshme që masat të jenë më rigoroze

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë nuk kishte lidhje me propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ishte pikërisht mbështetja e ish-ministrit të punëve të brendshme të Kosovës, Agim Veliu, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme që dërgoi në shkarkimin e tij nga kryeministri Albin Kurti. LDK vendosi të iniciojë mocionin e votëbesimit pas shkarkimit të njërit prej ministrave të saj.

‘’Asnjë lidhje nuk ka pasur shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme me mocionin. Një ditë para se të propozoj mbajtjen e këshillit të sigurisë komëbtare unë e kam thirrë kryeministrin Kurti në telefeon dhe duke parë gjendjen në vend dhe duke parë rekomandimet e institucioneve relevante dhe duke parë gjedjen në rajon e pashë të nevojshme të kem një bisedë me kryeministrin’’, tha Thaci.

‘’Ajo bisedë u zhvillua në orën 18:00, ai pati qëndrim refuzues. Nesër pata bisedë me liderët tjerë. Të gjithë kishin një qëndrim pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Unë jam anëtari më i vjetër i Këshillit që dy mandate. E thirra kryeministrin në mbledhje dhe ai pranoi. U zhvillua në ora 19:00. Pati një ose dy persona që nuk kishin vend aty, u zhvillua një debat konstruktiv dhe secili dha opinionin. Unë tregova qartë se do të propozoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk dua të krijoj panik por kemi pasur rast të kemi masa më rigoroze dhe më të kujdesshme për të pasur më pak viktima’’, shtoi ai ne T7.

Por i pyetur se pse hoqi dorë nga plani për gjendje të jashtëzakonshme ai tha se u tërhoq nga propozimi pas përplasjeve “mes partnerëve të koalicionit dhe zhvillimeve brenda të qeverisë”.

Presidenti i Kosovës ka thënë se kishte përpjekje “për t’i dhënë konotacion politik të paqëndrueshëm” propozimit të tij.

Rrethanat e reja, sipas tij, e shtynë atë të zhvillonte konsulta shtesë. “Kishte opinion që të pritej edhe pak”, ka treguar Thaçi.

“Mendoj ende se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet”, ka shtuar Thaçi.

 


MË SHUME NGA Lajme