Aktorja amerikane, Ali Wentworth diagnostikohet me coronavirus
BKT
Magazina

Aktorja amerikane, Ali Wentworth diagnostikohet me coronavirus

Ali Wentworth ka rezuluar pozitive me coronavirus.

Aktorja 55-vjeçare të mërkurën është hapur rreth diagnozës së saj përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

“Kam rezultuar pozitive për coronavirus”, ka thënë ajo ndërsa flet për simptomat që ka përjetuar. “Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë. Kam ethe, dhimbje të tmerrshme të trupit”.

Në foto, Wentworth është parë në shtrat me qenin e saj teksa shihen gota me lëngje përkrah shtratit të saj.

“Unë jam e izoluar nga familja ime. Ky është një mjerim i pastër”, shtoi Ali.

Ndërkohë, Andy Cohen – i cili së fundmi doli nga karantina pasi testoi pozitivisht për coronavirus – i dha Wentworth disa këshilla se si të luftonte sëmundjen vdekjeprurëse.

“Më vjen shumë keq. Tylenol, Vitamina C, Pulsi oxymeter për të matur oksigjenin tuaj në mushkëri”, ka thënë Cohen.

Të tjerë të famshëm që janë shëruar nga COVID-19 është edhe aktori Idris Elba me gruan e tij, Sabrinan si dhe çifti Tom Hanks dhe Rita Wilson. 


MË SHUME NGA Magazina