Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus
BKT
Shqipëri

Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus

Tetë nga personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë janë fëmijë. Lajmin e bëri të ditur Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila tha se në total janë 277 persona të konfirmuar me COVID-19.

Ndërkohë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 16.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19, transmeton oranews.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.


MË SHUME NGA Shqipëri