11:44 / 02.04.2020
Ambasada amerikane: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari
Ambasada amerikane në Shqipëri gjatë kohës së distancimit social në këto kohë të vështira pandemie, thotë se sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari.“Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia.
Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”, thuhet në deklaratën e ambasadës.























