Infantino: Më copëtohet zemra nga pamjet e vuajtjeve të tmerrshme në Itali
BKT
Sport

Infantino: Më copëtohet zemra nga pamjet e vuajtjeve të tmerrshme në Itali

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se pamjet e tmerrshme të njerëzve duke vuajtur nga pandemia koronavirus në atdheun e tij Itali, ia copëtojnë zemrën e tij. Ai dërgoi një mesazh ngushëllues duke nënvizuar se koha për futboll do të rikthehet.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve shkencore dhe shëndetësore për t’u mbrojtur nga Covid-19, transmeton GE.

Italia 50-vjeçar ndiej vuajtjet e bashkatdhetarëve të vet, të cilët janë prekur rëndë nga kriza globale e shkaktuar nga kjo pandemi dhe ka këmbëngulur se futbolli do të rikthehet me kohë.

“Zemra ime italiane është bërë copa-copa nga pamjet e vuajtjeve të tmerrshme që e përshkruajnë zinë në familjet e vendit tonë”, tha Infantino për ANSA.