19:03 / 02.04.2020
Perez shet Bale-n dhe James, në sulm për blerje të reja
Gareth Bale dhe James Rodriguez duket se përfundimisht do të largohen nga Real Madridi.
Sipas mediave spanjolle, kreu u skuadrës ‘merenguese’ Florentino Perez ka vendosur t’i shesë disa nga lojtarët përfshirë edhe dyshen Bale-James gjatë kësaj verë, në mënyrë që t’i hap rrugë blerëve të reja.
Perez synon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e lojtarëve, dhe se këto para t’i investojë në transferime të reja në klubin madrilen.
James është i lidhur me transferimin tek Evertoni i Carlo Ancelottit, derisa edhe Bale pritet të rikthehet në Premier League, ku kërkohet nga ish-klubi i tij, Tottenham dhe Manchester United.























