19:08 / 02.04.2020
Benatia tregon nëse Pjaniq do të transferohet tek PSG-ja
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia thotë se PSG është e interesuar për ish-bashkëlojtarin e tij, Miralem Pjaniq.
Benatia mendon se Pjaniq po kalon periudhë të mirë tek kampionët në fuqi të Italisë, por sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e largimit të boshnjakut nga torinezët.
“Ai ka edhe tre vjet kontratë tij dhe tek Juve po kalon mirë”, tha marokiani për “Tuttosport”.
“Është e vërtetë së në çdo dritare ai ka mundësinë të largohet. PSG janë të interesuar për të, madje edhe Real Madrid e kishte kërkuar atë më parë”. “Por, në fund të fundit, ai ka qëndruar te Juve. Dashuria e tij për Juventusin mbizotëron dhe ai ndjen besim tek Juve”, theksoi Benatia.























