19:17 / 02.04.2020
Thomas Meunier në shënjestër të Manchester Unitedit
Mbrojtësi i PSG-së, Thomas Meunier është në ‘orbitën’ e klubit të madh anglez, Manchester United.
Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar që gjatë kësaj verë, ta transferojnë në ‘Old Trafford’ Meunier.
Lojtari duke së dëshiron largimin nga Parisi, dhe e ardhmja e tij, pritet të jetë në Premier League.
Siç raportohet, krerët e Unitedit janë duke u përgatitur të nisi negociatat me 28-vjeçarin.
Ndryshe, lojtari po monitorohet edhe nga Borussia Dortmund dhe AC Milan.























