Kurti emëron kandidatin e VV në krye të Bordit të Ujësjellësit "Prishtina"
BKT
Lajme

Kurti emëron kandidatin e VV në krye të Bordit të Ujësjellësit "Prishtina"

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot për kryesues dhe drejtor të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kandidatin e Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit Mentor Hysenin.

Mentor Hyseni në gusht të vitit të kaluar është antarësuar në partinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes janë emëruar po ashtu:

1. Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor;

2. Hajrie Morina, drejtore;

3. Seat Bilbani, drejtor; dhe

4. Idriz Maliqi, drejtor.


MË SHUME NGA Lajme