Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Salih Ahmeti, infektolog, i cili do të na njoftojë për gjendjen e pacientëve me COVID-19.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania do të jetë Kujtim Pllana, specializant  i Anesteziologjisë me mjekim intensive, i cili do të flasë për pandeminë e koronavirusit.

Nuhi Dema, arsimtar, koordinator për cilësi në shkollën "Emin Duraku" në Prishtinë, do të na njoftojë për mësimin online.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Hajdar Hoxhaj, kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, do të flasë për procesin e dezinfektimit në hyrjet e ndërtesave kolektive.

Majlinda Aliu, gazetare, do të flasë për koronavirusin që po gjunjëzon ekonominë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.