09:16 / 03.04.2020
Reperi i njohur lirohet nga burgu për shkak të koronavirusit
Frika nga COVID-19 ka shtyrë autoritet të marrin vendim për lirimin e Tekashi 69.
Tekashi 69 të enjten është liruar në shtëpinë e tij aty edhe ku do ta mbaj burgun, u mendua se për shkak të sëmundjes se astmës që reperi ka e bën atë më të prekshëm nga koronavirusi, shkruan NBC News.
“Ai është jashtë, dhe ai është i lumtur” ka thënë avokati i tij për NBC.
Reperi 23-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, ishte vendosur në një objekt privat nën kontratë me ‘Bureau Prisons’. Ai po vuante burgun pasi u deklarua fajtor për qitje me armë zjarri, trafikim droge dhe disa vepra të tjera.
























