Bezos shkruan historinë me donacionin e bërë për të prekurit nga COVID-19
Pronari i Amazon i është bashkuar iniciativës së artistëve për të ushqyer njerëzit me nevojë.
Jeff Bezos i Amazon është angazhuar të dhurojë 100 milion dollarë dhe Oprah Winfrey 1 milion dollarë për të mbështetur ata që përballen me pasiguri ushqimore për shkak të pandemisë COVID-19. Dhurimi i Bezos për Feeding America është donacioni më i madh në historinë e bamirësisë, shkruan Deadline.
“Edhe në kohët e zakonshme, pasiguria ushqimore për familjet amerikane është një problem i madh, dhe për fat të keq COVID-19 po e rrit atë problem në mënyrë të konsiderueshme,” tha Bezos kur njoftoi dhurimin për organizatën me qendër në Chicikago. “Miliona Amerikanë po kthehen në bankat e ushqimit gjatë kësaj kohe.”
Ndërsa Winfrey ka dhuruar 9 milionë tjera për një Bankë tjetër ushqimore, një gjest tepër bujar ky nga prezantuesja e famshme.























