Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online do paguhen shtesë

Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online do paguhen shtesë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin që mësimdhënësve të përfshirë në mësimin online t’u sigurohet pagesa shtesë mbi pagë për tre muaj.

Sipas këtij vendimi i cili është aprovuar gjatë mbledhjes së djeshme, shuma e shtesës mbi pagë do të jetë nga 150 deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020.

Pakoja Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancëpërmban masat në vijim:

– Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;

– Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

–  Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit

– Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.