17:01 / 03.04.2020
Ky është vendimi i Premierligës për rifillimin e sezonit
Premierliga ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm lidhur me rifillimin e sezonit.
Njësoj si të gjitha kampionatet në Evropë, edhe Premierliga është suspenduar, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid 19.
Sot, krerët e këtij kompeticioni kanë marrë një vendim të rëndësishëm mbi atë se si do të veprohet tutje.
Premierliga konfirmon se sezoni nuk rifillon në fillim të majit, dhe se 2019/20 do të rikthehet vetëm kur situata do të jetë e përshtatshme për një gjë të tillë, përcjell lajmi.net.
Rreziku është i madh që sezoni të suspendohet krejtësisht, nëse rrezikohet që sezoni i ardhshëm të ketë vonesa.























