Lamtumirë Werder! Rashica objektiv kryesor i gjigantëve të Serie A
BKT
Sport

Lamtumirë Werder! Rashica objektiv kryesor i gjigantëve të Serie A

Vedat Muriqi nuk është emri i vetëm që po monitorohet me shumë kujdes në radhët e përfaqësueses së Kosovës nga klubet e mëdha italiane për merkaton e verës.

Edhe Milot Rashica ka përfunduar prej kohësh në radarët e tyre e duket se më në fund një prej emrave të mëdhenj më Itali do të bëjë një lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij.

Rashica ka shpërthyer në radhët e Werder Bremen duke u konfirmuar si një emër i rëndësishëm në Bundesligë. Por paraqitjet që lënë për të dëshiruar nga klubi gjerman, po e shtyjnë gjithnjë e më shumë drejt largimit.

Sipas “Corriere Dello Sport”, kjo ka bindur Napolin që të hidhet në sulm për futbollistin e Kosovës, pasi e sheh atë si zëvendësuesin perfekt të spanjollit Callejon. Ky i fundit ka vendosur të mos rinovojë me italianët dhe të kthehet në vendlindje, ndaj është bërë e domosdoshme që të gjendet një emër tjetër që ta zëvendësojë në krahun e djathtë, transmeton vipsport.

Rashica është kandidati i duhur dhe ka treguar më së miri vlerat e tij edhe në këtë sezon në Bundesligë, ku ndonëse ka munguar për më shumë se dy muaj si pasojë e një dëmtimi, ka arritur të regjistrojë 7 gola e 4 asiste në ndeshjet që ka luajtur.