Chelsea nis negociatat me Coutinhon
BKT
Sport

Chelsea nis negociatat me Coutinhon

Chelsea ka filluar bisedimet me sulmuesin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani është huazim te Bayern Munich me mundësi blerje në fund të sezonit, mirëpo gjiganti gjerman nuk do e aktivizojë mundësinë e blerjes.

Sipas mediave spanjolle, “Blutë” tashmë kanë filluar negociatat për transferimin e Coutinhos.

Chelsea ka lidhje të mirë me agjentin e lojtarit, Kia Joorabachian, andaj janë të përgatitur të bëjnë marrëveshje me Barcelonën.

Barcelona është e gatshme të pranojë ofertën me vlerë 60 milionë euro.