07:02 / 05.04.2020
Shkon në 20 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri
Është regjistruar viktima e 20 nga koronavirusi.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës shtetasja me iniciale R.H.
Ajo u ekzaminua pozitiv me Covid-19 gjatë mbrëmjes së sotme, ku e infektuar rezultoi edhe motra e saj. 80 vjeçarja është viktima e parë e Covid-19 në Shkodër.
Në total numri i viktimave nga Coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 20./TCh/
























