Mjekët Shqiptarë në Evropë: Të bëhemi bashkë për të ndihmuar vendin tonë
Konferenca e pestë e mbajtur ne Holandë.
Dashuria ndaj atdheut po aq sa edhe ndaj profesionit, ka bërë që ato të themelojnë Federatën e parë e të vetme të mjekëve shqipëtarë në Evropë. Federata selinë e ka nëËolfenbüttel- Gjermani si vazhdim I Organizatës Mjekët e së Ardhmesështë strukturë e pavarur politike e vetëfinancuar. E njëjta ka për qëllim lidhjen e Mjekëve shqiptarë në Evropë e SHBA në mënyrë që të zgjeroj shkëmbimin professional, rritjen e mëtejshme akademike dhe lobizmin pozitiv-konstruktiv nq nivel evropian për shqipëtarët.
Kryetarja e Federatës Elona Meta Haubrich thekson se përkundër vështirësive kanë arrit të krijojnë edhe disa nga degët e federatës. E fundit u themelua në Holandë.
“Është pak e vështirë por ne nga prezentimi që kemi pas prej vitesh bashkë me punën e mirë që kemi bërë prej 13 vitesh dhe mirëbesimit që kemi me kolegë, kemi arrit të kemi kontakte .Kështu të tjerët u njohën me federatën dhe tash po punojmë edhe më forte. Duke qenë se unë jetoj dhe punoj në Gjermani më intereson të dijëse si punojnë të tjerët në vende të tjera dhe kjo më rrit profesionalisht më jep më tepër vetëbesim sidomos kur këta mjek janë shqipëtarë dhe më ndikon edhe më tepër në formimin tim si individ.Pra qëllimi është rrjetizimi i mjekëve, krijimi I degëve, shkëmbimi I përvojavene jemi një strukturë e pavarur ekonoimike dhe jemi të interesuar të baskëpuniomjë me të tjera sturktura me të njëjtat ideale dhe do të ishim të lumtur nëse ata do të na bashkangjiteshin” ka thënëHaubrich.
Ndërkaq Aurora MetaDollenberg qëështëThemeluese e Federatës së Mjekëve shqipëtarë në evropë deklaron se themelimi I kësaj dege është vazhdimësi e punës me përkushtim. “Kemi pas një punë disa mujore është konferenca e pestëme radhë kjo në Holandë. Më parë kishim në Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Itali dhe tash themelohet dega në Holandëku edhe gjatë konferencës do të prezantohen punime shkendcore. Ne jemi e vetmja strukturë juridike dhe Federatë që është e regjistruar në Gjermani përfaqësion mjekët në rang evropian.Kjo ka munguar, statistikat e fundit të BE-së për mjekët specialistë shqipëtarë në evropë regjistrojnë rreth 3mijë mjekë shqipëtarëdhe qëllimi është që të mbledhim të gjithë këta mjek në një çati dhe të kemi mundësi që ata ndërmjet tyre të lidhen të bashkëpunojmë dhe të shëndrohemi në nëj forcë domethënëe për diasporën dhe pse jo edhe për trojet tona nëShqipërinë e Kosovëpa përjashtuar mundësinë e ndihmës si në dhënien e dijes ashtu edhe nësigurimin e donacioneve të aparaturave apo krijimin e mundësisë për trajtime jashtë vendit për ata që kanë nevojë”, ka nënvizuar Dollenberg.
Përfaqësueset e Federatës së mjekëvë shqipëtarë janë mbështetur edhe nga ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës në Holandë.motrat mantelbardha janë pritur ngrohtësisht nga ambasadorët e të dyja vendeve të cilët dhanë edhe mbështetjen e tyre.
Ambasadore e Shqipërisë në Holandë,Adia Sakiqi e ka quajtur këtë iniciativë fantastike. “Kjo është një iniciativë shumë e mirë, fantastike, për faktin se keni arritur të vetëorganizoheni për të krijuar rrjetizim, ndërlidhje me njëri tjetrin që të mos jemi të ndarë si ishuj por t ë bashkëpunojmë për të punuar për të mirën tonë që të tregojmë se ne jemi të denjë për të punuar. Ne e mbështesim këtë iniciativë dhe është një proces i gjatë që do të vazhdohet me vite.Mjekët ri do të bashkohen dhe këto iniciativa na bëjnë të ndihemmi mirë për punën e përgjegjshme dhe të suksesshme që e bëjmë”, ka deklaruar ambasadorja shqipëtare.
Ndërkaq Ilda Fouquet, Stomatologe dhe kordinatore e federates është shprehur e lumtur për këtë organizim në të cilin edhe bëri prezantim shkencor në fushën e mjekësisë orale. “Ideja është që të shpërndajmë sa më shumë dijet dhe specializimet dhe të gjitha njohuritë që i kemi marrë në vende të ndryshme të evropës. Për më tepër do të takohemi me njëri tjetrin ndërsa qëllimi më largpamës do të jetë gjithashtu që federate të trajnoj dhe të specializojë mjekë nga Shqipëria që edhe ata të zgjerojnë njohuritë me të cilat mund të kontribojnë ne vendet e origjinës”, tha ajo.
Me shumë entuziazëm këtë iniciativë e kanë pritë edhe dhjetëra mjekë të tjerë nga Kosova e Shqipëria. Afërdita Berisha Bylykbashi qëështë mjeke sociale dhe eksperte e mjekësisëligjore tash e 27 vjet në Holandë ka vlerësuar lartë këto aktivitete.
“Nuk ka qenë e lehte të filloj punën në Holandë si mjek specialist jam sfiduar disa vite derisa e kam bërë nostrifikimin e diplomës më pas kam kryer dy specializime njëri në mjekësinë sociale ku punoj me fëmijë dhe punoj në preventivë dhe specializimi I dytë është mjekësia ligjore . Pjesmarrja në këtë konferencë është shumë e rëndësishme dhe nuke kam ditë që ka një federatë tëmjekëve shqipëtarë. E kam prit me shumë përzemërsi dhe jam e nderuar që jam pjesmarrëse”, shprehet Bylykbashi doktoresha nga Suhareka.
Përvojë po ashtu interesante tregon edhe Najada Stringa mjeke me origjinë nga Shqipëria por që karrierën profesionale e zhvillon në Holandë. “Fillimi nuk ka qenë I lehtë por kur kam ardhë ka pas edhe një grup me shqipëtarë të tjerë dhe më pas kam vazhduar të studio dhe të punoj. Pjesmarrja këtu është e rëndësishme sepse po I takoj shumë profesionistë të tjerë dhe për mua është e rëndësishme të zgjeroj kontaktet me shqipëtarët që jetojnë këtu”, shprehet ajo.
Rëndësinë e ekzistimit të federatës së mjekëve shqipëtarë në diasporë Elona e Aurora e morën seriozisht që nga koha kur po punonin si mjeke dhe nga kontakti me mërgimtarë kuptuan se ata preferojnë më shumë një mjek shqipëtarë se sa të komuniteteve të tjera.
Këtë e argumentojnë edhe mbështetja që ato morën nga shoqatat e shqipëtarëve nga Kosova e Shqipëria.
Enver Avdija, Udhëheqës I shoqatës shqipëtare “Kosova” në Holandë thotë se do të përkrahin gjithmonë federatën nëgjithëcka që duhet.”Nuk mundesh ta vlerësosh me një notë kushedi satë madhe se sa është I rëndësishëm bashkëpunimi andaj I mirëpresim me krahapur të gjitha organizatat që krijohen për të bashkëpunuar tutje”shprehet ndër të tjera ai.
Ndërkaq Polikseni Loman, Udhëheqëse e shoqatës “Shqipëtarët në Holandë” ka thënë se kjo iniciativë meriton mbështetje pasi po bashkon jo vetëm mjekët shqipëtarë por edhe njerëz të tjerë që kanë interesim të dijnë më shume. “Ne bashkëpunojmë edhe me shoqata të tjera dhe pse jo të mos bashkëpunojmë në dicka ndërevropiane”, thotë Loman.
Federata ndër të tjera ka synim të krijoj degë edhe në vende të tjera evropiane. Në Holandëështë mbajtë konferenca e 5-të por që pritet të pasohet edhe me shumë të tjera nëpër qendrat më të mëdha evropiane e më gjerë me ndihmën e mjekëve dhe akademikëve shqipëtarë në mërgim.
Përfaqësueset e Federatëssë Mjekëve Shqiptarë premtojnë se do të punojnë së bashku në ngritjen dhe përmirësimin e standardit të shërbimit shëndetësorë për pacientë dhe integrimin e mjekëve shqiptarë në Platformën Digjitale. Sipas tyre kjo dhe do të jetë urë lidhese mes komunitetit shqiptarë në vendet ku jetojnë ata dhe BE-së, por edhe me një koordinim më i mirë, për të kërkuar të drejtat e shqipëtarëve për integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në BE.























