Van de Beek: Transferimi te Reali ende nuk është vendosur
BKT
Sport

Van de Beek: Transferimi te Reali ende nuk është vendosur

Mesfushori i Ajax-it, Doony van de Beek ka thënë se ende nuk ka arritur marrëveshje me Real Madrid-in.

Holandezi që nga vera e kaluar mbetet i lidhur me kalimin te “Los Blancos”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Në kohën e fundit ka pasur shumë spekulime që thonë se Van de Beek ka nënshkruar me “Mbretërit”, por lojtari i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

“Të luaj në diell është gjithmonë mirë, por jo, ende nuk kam filluar klasën spanjolle”.

“Asgjë nuk është arritur dhe gjithçka mbetet e hapur. E di që jam i dashur këtu në Ajax. Transferimi varet nga ndjenjat e mira për klubin tjetër dhe nëse e di se do luaj rregullisht dhe do përshtatëm me sistemin”, deklaroi ai, transmeton arbreshi.

Për transferimin e Van de Beek mbetet të thuhet vetëm konfirmimi i Zinedine Zidane, i cili preferon yllin e United, Paul Pogba ose të Napol-it, Fabian Ruiz.